Një 14-vjeçare ka lindur një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se e mitura ka sjellë në jetë foshnjën më datë 24 prill, porse familja s’janë të kënaqur me martesën e saj.
Vjehrra e të miturës, siç mëson Sinjali, që ishte edhe dëshmitare në momentin e lindjes, ka thënë se familja e të miturës nuk është e pajtimit që vajza është e martuar me një burrë më në moshë.
Policia e ka hapur rastin “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”, dhe siç mëson Sinjali, Policia ende nuk ka arritur ta takojë të dyshuarin për ta intervistuar. /Gazeta Sinjali/