image 14 të vdekur dhe 788 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëri

14 të vdekur dhe 788 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njoftoi se si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave është edhe mjeku anestazist, Mihal Kërçi.

“Po ashtu, kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo ministri gjithashtu njofton se nga 2 mijë e 501 persona që u testuan, 788 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 24 mijë e 820 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm sipas ministrisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë./Gazeta Sinjali/