image 13 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Kosovë

Përvjetori/ 13 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

news image

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm në këto bisedime ishin krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe ata të Serbisë, Boris Tadiç, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të atij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007.

Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën./Gazeta Sinjali/