Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 vdekje dhe 661 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve janë shëruar 505 pacientë duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 25 mijë e 325 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, prej të cilëve 24 janë në terapi intensive, kurse 11 pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/