Shqipëria po vazhdon të përballet me zjarre. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se aktualisht janë edhe 13 vatra aktive të zjarrit.
Sipas tij, vatrat aktive janë në:
- Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
- Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
- Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
- Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
- Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
- Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.
- Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
- Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
- Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
- Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
- Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.
- Qarku Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar. Zjarri është fikur.
- Riaktivizim i zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas. Zjarri është fikur.
Rama ka publikuar një video me pamje të realizuara në vatrat e zjarrit, gjatë 24 orëve të fundit./Gazeta Sinjali/