image 13 tërmete në Shqipëri për 24 orë

Shqipëri

13 tërmete në Shqipëri për 24 orë

news image

Shqipëria ka pasur plot 13 tërmete vetëm gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Aplikacionet për detektimin e tërmeteve kanë identifikuar këto tërmete, sipas të cilave, i pari është shënuar në ora 01:22 dhe i fundit në ora 22:28.

Gjatë tërë ditës ka pasur lëkundje të tokës, 10 prej të cilave kanë pasur epiqendrën në Elbasan dhe 3 në Fier.

Lëkundja më e fortë gjatë 24 orëve është regjistruar në Elbasan me magnitudë 4.3 shkallë, i cili ka qenë edhe tërmeti i parë i regjistruar nga dita e djeshme.

Kujtojmë se në muajin nëntor, Shqipëria ishte goditur nga një varg tërmetesh, derisa ai i datës 26 nëntor me fuqi prej 7-ballësh, la të vdekur 51 persona dhe mbi 1 mijë të lënduar. Një nga viktimat ishte hedhur nga ballkoni prej frikës dhe për pasojë kishte vdekur.

Shumë vendbanime në Tiranë, Durrës e Lezhë u shkatërruan dhe banorët u strehuan në çadra dhe hotele. Po ashtu, mësimi ishte ndërprerë në 50 shkolla të dëmtuara të Durrësit./Gazeta Sinjali/