Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, përgjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 835 testime janë shënuar 669 raste të reja me koronavirus.
Kurse aktualisht në Spitalet COVID, trajtim mjekësor po marrin 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore./GazetaSinjali/