Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më tani janë pranuar 13 aplikime për certifikim të subjekteve politike, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, shkruan Gazeta Sinjali.
Elezi për Sinjalin ka thënë se nga 13 aplikimet, 6 prej tyre janë nga iniciativat qytetare, 1 është parti politike dhe 6 kandidatë të pavarur.
“Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 115 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 5 kandidatë për Kryetar Komune”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.
Disa nga subjektet politike që kanë aplikuar deri më tani për certifikim janë: Lëvizja Qytetare Vatra, Iniciativa Qytetare Lista Guxo, Iniciativa Qytetare Ne Mundemi, Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun, Iniciativa Qytetare për Obiliq, Iniciativa Qytetare Bashkë për Shtërpcë, Iniciativa Qytetare për Skënderaj dhe disa kandidat të pavarur.
Lista e plotë e subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim deri më tani:
1. Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
2. Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
3. Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
4. Iniciativa Qytetare Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
5. Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
6. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
7. Iniciativa Qytetare për Obiliq, ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Obiliqit;
8. Iniciativa Qytetare Bashkë për Shtërpcë, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Shtërpcës;
9. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
10. Kandidati i pavarur Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Lipjan;
11. Kandidati i pavarur Radoš Repanoviĉ ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Istog;
12. Kandidati i pavarur Bojan Saiĉiĉ ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Klinë; dhe
13. Kandidati i pavarur Dragan Repanoviĉ ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Istog.