image 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 13 raste të reja, nga testimi i 1045 të dyshuarve për koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 484.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 189 persona.

Numri i dozave të administruara të vaksinave deri tani është 1.824.487.

/GazetaSinjali/