image 13 foshnje lindën gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Kosovë

13 foshnje lindën gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

news image

777 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 53 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm, raporton Gazeta Sinjali.

“Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 13 foshnje dhe sa i përket gjinisë 8 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Analiza kanë kryer 432 pacientë që në total kanë bërë 5,416 analiza.

11 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Gazeta Sinjali/