image 12-vjeçari që vdiq dhe 2 të lënduarit e tjerë nga aksidenti në Gadime janë nga ky fshat i Ferizajt

Siguri

12-vjeçari që vdiq dhe 2 të lënduarit e tjerë nga aksidenti në Gadime janë nga ky fshat i Ferizajt

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksident me fatalitet që ndodhi sot në Gadime, ku vdiq një 12-vjeçar dhe mbetën të lënduar dy persona të tjerë, mërgimtarë nga Gjermania.

Sinjali mëson se viktima dhe të lënduarit janë nga fshati Kishnapol, i Komunës së Ferizajt, i cili lidhet edhe me fshatin Gadime ku ndodhi aksidenti.

12-vjeçari që vdiq është djali i gruas 33-vjeçare M.M. që u vra nga kunati i saj në Lohne të Gjermanisë, vitin e kaluar.

I mituri vdiq në QKUK, pasi nuk mundi t’u bëjë ballë lëndimeve të marra.

Sipas një dëshmitarit Ardi Ajeti, banor i fshatit Gadime, i cili ka qenë ndër të parët që ka ofruar ndihmën pas aksidentit, autoambulanca është vonuar mbi dy orë për të dhënë shërbimin e duhur.

 “Rreth orës 14:10 minuta ka ndodhur një vetëaksident ku për fat të keq ka mbetur i vdekur një 13 vjeçar dhe dy të lënduar”, tha ai.

I kemi thirr policinë, janë vonuar tepër shumë. Ambulanca rreth 2 orë e gjysmë u vonua derisa ka ardh, bile-bile më shumë mos është vonuar që s’jemi të kënaqur për këtë punë”, shtoi ai.

Sipas tij edhe policia është vonuar mbi 30 minuta për të arritur në vendngjarje.

Nuk na lanë (policia) me bo vetëshërbim me iu dhanë ndihmë”, tregoi Ajeti. Policia është vonuar mbi 30 minuta. Lipjani nuk është aq larg për me u vonua aq shumë. Në këtë pjesë s’ka kontroll policia dhe ka aksidente të shumta”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/