Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 948 testime, prej të cilave 557 mostra kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Aktualisht në tri spitalet COVID, janë duke u trajtuar 491 pacientë, prej të cilëve 32 janë në terapi intensive, ndërsa shtatë pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/