image 12 vdekje dhe 809 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

12 vdekje dhe 809 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 vdekje dhe 809 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht, në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 426 pacientë prej të cilëve 28 janë në terapi intensive kurse nëntë janë të intubuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë duke e çuar kështu në 25 mijë e 876 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/