Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Tani nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira 4 vetura kurse janë lënduar 16 persona deri në këto momente.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për Gazetën Sinjali se personat e lënduar janë dërguar në spital për trajtim kurse hetuesit e aksidenteve kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ky aksident.