Në Austri janë regjistruar 48 raste pozitiv me COVID-19, gjatë këtyre dy javëve, të cilët janë të kthyer nga Ballkani Perëndimor në Austri.
Nga 48 persona, 12 prej tyre kishin ardhur nga Kosova, 10 nga Serbia, 7 nga Bosnja, nga 5, prej Rumanisë dhe Kroacisë, 2 nga Maqedonia e Veriut dhe nga një i infektuar nga: Turqia, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Afganistani dhe Italia, kështu kanë njoftuar autoritet e Landit të Austrisë së Epërme të dielën pasdite.
Shumica e të infektuarve u testuan pozitivë për COVID-19 në Perg dhe Mauthausen. Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin për pushime në Ballkanin Perëndimor dhe teksa janë kthyer në Austri, kanë rezultuar të sëmurë, me COVID-19, raporton heute.at.
Diplomani Thomas Stelzer ka kërkuar më shumë kontrolle kufitare duke pas parasysh pushimet që sapo kanë filluar dhe lëvizjet e shtuara të udhëtimit./ Gazeta Sinjali/