image 12 herë radhazi kampion lige, 2 herë në fazën grupore të LK, kush është kundërshtari i sotëm i Ballkanit?

Futboll

12 herë radhazi kampion lige, 2 herë në fazën grupore të LK, kush është kundërshtari i sotëm i Ballkanit?

news image

FC Ballkani do të debutojë sot në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023-24.

Ky do të jetë edicioni i dytë me radhë ku klubi suharekas do të garojë në kompeticionin më të madh në botë në nivel klubesh, raporton Sinjali Sporti.

Ballkani do të përballet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit bullgar me shumë përvojë, Ludogorets.

Por, kush është Ludogorests?

Ludogorets ka dominuar totalisht ligën në Bullgari këto 12 vitet e fundit, duke u shpallur kampion në secilin sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Klubi bullgar ka qenë dy herë pjesmarrës në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e kishin shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, në edicionin 2014-15 Ludogorets kishe përballë skuadrat si Liverpool, Real Madrid dhe Basel ku kishte përfunduar e fundit në tabelë, ndërkohë në edicionin 2016-17 u përballë me skuadrat si Arsenal, PSG dhe Basel, duke përfunduar e treta për të garuar më pas në Europa League.

Ndonëse me një skuadër të vështirë, Ballkani pranë shikuesve të vet sonte në “Fadil Vokrri”, do të synojë që ta nisë mbarë këtë aventurë, ku pas një jave do ta zhvillojë ndeshjen kthyese në Gjermani.

/GazetaSinjaliSport/