image 12 ditë peng, pamje emocionuese kur Diaz takon babain për herë të parë pasi lirimit

Futboll

12 ditë peng, pamje emocionuese kur Diaz takon babain për herë të parë pasi lirimit

news image

Luis Diaz është ribashkuar me babanë e tij, Luis Manuel Diaz, i cili u lirua nga rebelët pasi e mbajtën peng për 12 ditë.

Sulmuesi i Liverpoolit dhe babai i tij qanë teksa u përqafuan për herë të parë pas rrëmbimit. Pamjet emocionuese u publikuan nga faqja zyrtare Federatës së Kolumbisë.

Me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpi Luchooo”, Federata kolumbiane njoftoi ardhjen e Diaz në Barranquilla, aty ku Kolumbia do të luajë kundër Brazilit të enjten.

Burra të armatosur me motoçikleta rrëmbyen prindërit e Diazit nga një pikë karburanti në qytetin e vogël Barrancas, më 28 tetor. Nëna e tij, Cilenis Marulanda, u shpëtua brenda pak orësh nga policia që vendosi postblloqe rreth qytetit me 40,000 banorë, i cili është afër kufirit të Kolumbisë me Venezuelën.

Pas rrëmbimit, forcat speciale u vendosën për të kërkuar për babanë e Diazit në një varg malesh që ndanë Kolumbinë dhe Venezuelën.

Fillimisht ishte e paqartë se kush e kreu rrëmbimin. Qeveria e Kolumbisë njoftoi më pas se kishte informacion se një njësi e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), ishte përgjegjëse. Grupi më vonë e pranoi rrëmbimin, duke thënë se ishte një gabim dhe se udhëheqja e lartë e tij kishte urdhëruar lirimin e babait.

Prindërit e Diazit u morën në mes të negociatave të paqes midis qeverisë së Kolumbisë dhe grupit gueril. Autoritetet e atjeshme arrestuan katër të dyshuar gjatë fundjavës. /Express/

/GazetaSinjaliSport/