image Tronditet familja e yllit të Liverpoolit, i kidnapohen prindërit në Kolumbi

Botë

Tronditet familja e yllit të Liverpoolit, i kidnapohen prindërit në Kolumbi

news image

Gazetari sportive, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se prindërit e yllit të Liverpoolit, Luis Diaz, janë kidnapuar dje në Kolumbi.

Sipas Romanos, lajme shqetësuese vijnë nga mediat kolumbiane, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e fundit në qytetin Barrancas të zonës La Guajira.

Po ashtu, ai bëri të ditur se policia kolumbiane tashmë po merret me rastin dhe po punojnë që prindërit e Diazit të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur.

/GazetaSinjali/