image E kërcënoi borxhliun se do ta kidnaponte nëse nuk ia kthen borxhin, arrestohet një person në Vushtrri

E kërcënoi borxhliun se do ta kidnaponte nëse nuk ia kthen borxhin, arrestohet një person në Vushtrri

news image

Një shtetas i Kosovës ka rënë në prangat e policisë nën dyshimin se e ka kanosur një shtetas serb, për shkak të një borxhi, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari e kishte kërcënuar borxhliun se do ta kidnaponte, në rast se ky i fundit nuk ia kthen borxhin prej 5 mijë eurosh.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, më 19 tetor të këtij viti, rreth orës 11:00.

Shtetasit serb i janë vjedhur disa dokumente të veturave në Gjermani, si dhe një shumë parash, për të cilat kishte marrëveshje me të dyshuarin që transportonte vetura nga Gjermania në Kosovë.

Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/