image 111 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Shëndetësi

111 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 14 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, si dhe gjatë këtij intervali kohor asnjë person nuk ka humbur betejën me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në Prishtinë janë 111 raste aktive me koronavirus, kurse vetëm në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar edhe 6 raste të reja.

Komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve është ajo Prizrenit me 59 raste aktive, kurse pas kësaj komune vjen Ferizaj me 38 raste aktive.

/Gazeta Sinjali/