image 11 veteranë dhe invalidë të UÇK-së dalin nesër para gjykatës

Drejtësi

11 veteranë dhe invalidë të UÇK-së dalin nesër para gjykatës

news image

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të paraqiten nesër para Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata po akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të 2015-ës.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri nga organizatorët e protestës, i cili tha se përmes këtij organizimi ata kishin kërkuar të drejtat ligjore për kategoritë e dala nga lufta.

“Pjesë e Aktakuzës, jemi njëmbëdhjetë, veteranë dhe invalidë të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e ‘Protestës të Veteranëve’ e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra, saktësisht bëhet fjalë për protestën e gushtit të vitit 2015“, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook./Gazeta Sinjali/