Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 vdekje dhe janë shënuar 786 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 165 mijë e 617 testime, prej të cilëve 30 mijë e 623 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 14 mijë e 565 persona janë shëruar .
Aktualisht, në Shqipëri janë 15 mijë e 401 raste aktive me koronavirus, kurse 657 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/