image 11 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëri

11 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 11 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq nga 1 mijë e 961 testime, 230 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht në Shqipëri është 8 mijë e 12.

Ndërkaq në spitalet COVID po trajtohen 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 266 qytetarë, derisa numri i të shëruarve në 178 mijë e 377 që nga fillimi i pandemisë. /GazetaSinjali/