image 11-shet startuese: Tottenham - Southampton/ Broja starton

Futboll

11-shet startuese: Tottenham – Southampton/ Broja starton

news image

Tottenhami e pret Southamptonin në shtëpi në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit anglez, raporton Sinjali Sport.

Spurs janë nikoqir të Southamptonit me fillim nga ora 20:45 në “Tottenham Stadium”.

Londinezët pësuan humbjen e parë me Conten në xhiron e kaluar nga Chelseat dhe sot do të tentojnë t’i rikthehen fitoreve, për të luftuar për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami ka 36 pikë të grumbulluara deri tash në pozitën e shtatë, mirëpo kanë katër ndeshje më pak se West Hami e Chelsea që janë në pozitat 4 dhe 3.

Në anën tjetër skuadra ku luan Armando Broja ka 25 pikë në vendin e 12-të.

Reprezentuesi shqiptar është titullar i padiskutueshëm te skuadra e re, një lëndim e pësoi në ndeshjen për Kup duket se e ka tejkaluar dhe fillon edhe sot nga minuta e parë.

11-shet startuese për këtë takim janë këto:

Tottenham: Lloris; Sánchez, Davies, Romero; Emerson Royal, Winks, Højbjerg, Reguilón; Kane, Lucas Moura, Son.

Southampton: Forster; Walker-Peters, Bednarek, Perraud, Salisu; Elyounoussi, Romeu, Armstrong, Ward-Prowse; Broja, Adams. /Gazeta Sinjali Sporti/