image 11-shet startuese: Dynamo Kiev – Barcelona

Futboll

11-shet startuese: Dynamo Kiev – Barcelona

news image

Barcelona i shkon Dynamo Kievit në një ndeshje shumë të rëndësishme, transmeton Sinjali Sport.

Kryeqyteti ukrainas është nikoqir i këtij takimi që nis nga ora 21:00 në stadiumin “NSC Olimpiyskiy”.

Kjo përballje është vendimtare për katalunasit, nëse dëshirojnë të kualifikohen tutje, pasi kanë tre pikë në pozitën e tretë, kurse vendasit me një pikë kanë gjasat të vogla për t’u kualifikuar.

Formacionet startuese janë publikuar për këtë ballafaqim:

Formacioni i Dynamo Kievit: Buschan, Sydorchuk, Shaparenko, De Pena, Tsygankov, Garmash, Karavaev, Zabarnyi, Buyalskiy, Syrota, Kedziora

Formacioni i Barcelonës: Stegen, Busquets, Depay, Fati, Lenglet, Alba, De Jong, Mingueza, Garcia, Gonzalez, Gavi. /Gazeta Sinjali Sporti/