Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 11 pacientë me COVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, 8 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient në CPAP maske.
Sipas njoftimit, 9 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Gjithashtu, të gjithë pacientët që po trajtohen janë nga Shqipëria.
“2 pacientë pritet të testohen sot, 8 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacient është në CPAP maske. Të gjithë pacientët që trajtohen për COVID janë nga Shqipëria. Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/