Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19, ndërkaq numri i rasteve aktive është 481, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 16 raste të reja, 7 prej tyre janë konfirmuar në Prishtinë, 2 në Prizren, 2 në Kamenicë, kurse në Vushtrri, Klinë, Pejë, Ranillugë dhe në Fushë Kosovë është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19.
Ndërkaq komunat që nuk kanë asnjë rast aktivë janë Novëbërda, Hani i Elezit, Mitrovica e Veriut, Mamusha, Parteshi, Kllokoti, Zubin Potoku, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Shtimja.
Kurse komunat me raste aktive janë: Prishtina me 106 raste, Prizreni me 51, Ferizaji me 39, Gjilani me 30, Obiliqi me 28, Klina me 25, Fushë Kosova me 20, Gllogoci me 20, Peja me 19, Kaçaniku me 18, Lipjani me 17, Malisheva me 14, Suhareka me 14, Mitrovica me 13 dhe Kamenica me 13.
Kurse, Istogu me 9 raste, Vitia me 8, Dragashi me 7, Skenderaji me 7, Podujeva me 7, Vushtrria me 6, Gjakova me 6, Deçani me 6, Graçanica me 3, Rahoveci me 2, Ranillugu 1 dhe Juniku 1. /GazetaSinjali/