Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sipas mediave në Serbi, ka caktuar 25 gushtin e vitit 2020, si afatin e fundit për zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Sinjali.
Mediumi në Serbi, telegrafi, raporton se Trump ka caktuar datën përfundimtare ku do të duhet të përfundojë marrëveshja mes dy shteteve.
Sipas këtij mediumi, në këtë marrëveshje Trump ka paraparë edhe përfundimin e shënjimit të pikës kufitare mes dy shteteve.
“Afati i fundit për t’i dhënë fund nyjës së Kosovës është 25 gushti i vitit të ardhshëm, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA (në Nëntor), kur Donald Trump do të luftojë për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në letrën e cituar nga mediumi në Serbi pa përmendur burimin.
Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë pas kështëzimit nga Serbia se Kosova duhet ta shfuqizojë taksën e vendosur ndaj shtetit serb. Që nga atëherë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë./Sinjali/