image 10 të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

10 të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

news image

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se aktualisht po trajtohen 68 pacientë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, 59 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë kryer katër operacione dhe 64 shërbime Radiologjike .

“4 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 3 dhe kanë lindur 2 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 237 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3041 analiza. 64 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 20 Rëntgen, 28 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/