image 10 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

10 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 3 mijë e 218 testime, 616 persona janë infektuar me COVID-19.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Tiranë, 289.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183.078. /GazetaSinjali/