Qentë endacakë janë bërë problem për shumë qytetarë, pasi që nuk ka ndonjë qendër që i mbledh ata, shkruan Gazeta Sinjali.
Në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, është postuar një fotografi nga Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave.
Pranë objektit të shkollës shihet që janë renditur afër dhjetë qenë, e kjo mund t’i rrezikoj nxënësit.