image 10 persona të vdekur e mijëra të evakuuar, pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Brazil

Botë

10 persona të vdekur e mijëra të evakuuar, pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Brazil

news image

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 10 persona në Brazilin juglindor, thonë zyrtarët.

Viktimat vdiqën të dielën dhe të hënën në shtetin Minas Gerais, ku lumenjtë janë tejmbushur, duke i lënë qytetet pjesërisht të zhytura.

Më shumë se 17 mijë njerëz janë dashur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet po monitorojnë digat që mund të shpërthejnë, pasi më shumë rrebeshe mund të prekin zonat më të goditura.

“Ne humbëm gjithçka. Gruaja dhe fëmijët e mi u larguan nga shtëpia me një varkë,” tha Daniel Valeriano de Oliveira për agjencinë e lajmeve AFP.

/GazetaSinjali/