image 10 milionë euro ndahen për familjet e varfra në Kosovë nga Banka Botërore

Kosovë

10 milionë euro ndahen për familjet e varfra në Kosovë nga Banka Botërore

news image

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, lidhur me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për mbështetje ndaj familjeve të varfëra në Kosovë.

Ky projekt që ka për synim mbështetjen e familjeve të varfëra kap vlerën e 10 milion eurove, ka shkruar Reçica, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë:

Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.

Z. Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale./Gazeta Sinjali/