Viteve të fundit janë bërë studime të shumta për të zbuluar se çfarë e shkakton pagjumësinë te njerëzit dhe disa prej përgjigjeve shkencore variojnë nga të shikuarit televizor në dhomën e gjumit, e deri te zgjedhja e një dysheku të parehatshëm.
Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e njerëzve që vuani nga mungesa e gjumit, këto mund të jenë disa prej shkaqeve:
Pini kafe pasdite
Sipas disa studimeve konsumimi i kafesë deri në 6 orë para gjumit shkakton mungesën e tij. Në vend të kafesë konsumoni një pije me qumësht ose një çaj bimor.
Keni zgjedhur dyshekun e gabuar
Zgjedhja e një dysheku të parehatshëm ose përdorimi i një dysheku për shumë kohë ndikon negativisht në gjumin tuaj. Dysheku duhet të përshtatet me formën dhe peshën e trupit tuaj.
Hani shumë në darkë
Konsumimi i darkës rekomandohet të bëhet disa orë para gjumit dhe të jetë një vakt i lehtë, në të kundërt do të shkaktojë probleme me gjumin, por edhe shtim në peshë.
Drita blu
Drita blu e ekranit të telefonave, tabletit apo PC-së është një prej shkaktarëve kryesorë të pagjumësisë.
Dehidratimi
Sipas US Sleep Foundation, të qenit të hidratuar ju ndihmon për të pasur cilësi më të mirë të gjumit.
Puna nga shtëpia
Të punosh nga shtëpia mund të duket gjëja më e mrekullueshme në botë, por në fakt nuk është kështu. Puna nga shtëpia përbën një rrezik të madh për sa i përket gjumit. Njerëzit që punojnë nga shtëpia bëjnë një gjumë shumë më të keq sesa të tjerët.
Të flesh në orare të ndryshme
Është mirë që të shtriheni për të fjetur çdo natë në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë stërvisni trurin tuaj për të fjetur kur vjen ora e gjumit.
E përdorni dhomën e gjumit për t’u argëtuar
Duhet të dini që dhoma e gjumit është për të fjetur gjumë dhe jo për të parë filma apo për të luajtur videolojëra. Këto gjëra ndikojnë për keq në gjumin tuaj.
Pini alkool para gjumit
Alkooli mund t`i ndihmojë njerëzit t`i zë gjumi më shpejt, por kjo nuk do të thotë që gjumi që ata do të bëjnë do të jetë i qetë dhe i rehatshëm.
Kontrolloni rrjetet sociale shumë shpesh gjatë ditës
Kontrollimi i rrjeteve sociale shumë shpesh gjatë ditës bën që të jeni tri herë më të predispozuar për të bërë një gjumë të parehatshëm ose për të vuajtur nga pagjumësia.