Steven Jobs dhe Steven Wozniak ishin dy adoleshentë nga Kalifornia, 21 dhe 26 vjeç, transmeton Gazeta Sinjali.
Ata nuk ishin të pasur, e as nuk kishin trajnim për biznes dhe po shpresonin të kishin sukses në një industri që mezi ekzistonte në atë kohë.
Ishte viti 1976 dhe shumë njerëz as nuk e mendonin të blinin një kompjuter për shtëpitë e tyre.
Ata bënë 1,300$ duke shitur furgonin dhe krijuan kompaninë “Apple”, në garazhin e Stevenit.
Shanset kundër suksesit të tyre ishin të mëdha. Por, ata kishin një vizion dhe një ide të qartë se çfarë do arrinin.
Kur kompania nuk po nxirrte fitime, kur ata nuk kishin përkrahje nga shitësit, ata nuk u ndalën.
Dhe 6 vjet pasi kompania “Apple” u themelua, ata po shisnin 650,000 kompjutera personalë në vit.
Steven Jobs ishte një lider karizmatik.
Ai ishte i aftë të motivonte skuadrën e tij që të bënin më të mirën dhe të krijonte një lidhje të fortë me publikun.
Këtu jane 8 mësime të lidershipit nga Stiv Jobs:
1. Fokusi
Kur Steven Jobs u kthye tek “Apple” në vitin 1997, ai po shikonte shumë skuadra që punonin për “Mac” dhe secila kishte pikëpamje të ndryshme.
Pas dy javësh duke shqyrtuar produktet, atij i erdhi në maje të hundës.
“Ndal”, bërtiti ai. “Kjo është çmenduri”. Pastaj ai vizatoi një tabelë:
Te dy kolonat, ai shkroi “Konsumatori” dhe “Profesionisti” dhe te dy rreshtat shkroi “Desktop” dhe “Portabel”.
Konsumatori | Profesionisti | |
Desktop | iMac | Power Macintosh G3 |
Portabel | iBook | Powerbook G3 |
”Të vendosësh se çfarë nuk do bësh është po aq e rëndësishme sa të vendosësh çfarë do bësh.”
Ai e udhëzoi skuadrën e tij që të fokusoheshin në vetëm këto 4 produkte dhe të ndalonin prodhimin e të tjerave.
Seven Jobs e kishte fokusin e rrënjosur në personalitetin e tij.
Ai i filtronte të gjitha ato që i konsideronte hutime. Ndonjëherë edhe pjesëtarë të familjes apo kolegë.
2. Thjeshto gjërat
Aftësia e Steven Jobs për t’u fokusuar ishte produkt i instiktit të tij për t’i zgjeruar gjërat deri në esencën e saj – duke eliminuar të gjithë përbërësit e panevojshëm.
Në broshurën e parë të “Apple” ishte fjalia: “Thjeshtësia është sofistikimi final”.
Në dhjetor 1979, Steven Jobs dhe skuadra e tij vizituan qendrën XEROX.
Kompania XEROX ishte duke shfaqur teknologjinë e tyre në atë ambient, por Jobs u hipnotizua nga mausi i kompjuterit që kishte 3 butona.
Ai ishte gjithashtu i habitur se si ka mundësi që ata nuk po përfitonin nga kjo pajisje.
Problemi ishte se kushtonte 300$. Kështu që ai foli me dizajnuesin e kompanisë së tij për të ndërtuar një maus të ngjashëm.
Si përfundim, inxhinierët e Apple ndërtuan një maus me një buton dhe që kushtonte 15$.
Kërkon shumë punë dhe kreativitet që të kthesh një pajisje të komplikuar dhe të shtrenjtë në një produkt të thjeshtë dhe me çmim të lirë.
Jobs e arrinte këtë thjeshtësi duke e pushtuar dhe jo duke e injoruar kompleksitetin.
Që të arrish këtë thjeshtësi, ti duhet ta zbërthesh problemin deri në esencën e saj dhe të gjesh një zgjidhje më të mirë.
3. Përkul realitetin tënd
Jobs kishte një aftësi të mrekullueshme për t’i inkurajuar njerëzit të bënin të pamundurën.
Një shembull konkret ishte kur Jobs po punonte natën te kompania Atari. Ai e inkurajoi Steven Wozniak që të bënte një lojë të quajtur Breakout.
Wozniak tha se do kërkonte muaj, por Jobs insistoi qe ta bënte për 4 ditë. Woz e dinte se ishte e pamundur, por prapë se prapë e bëri.
Punonjësit e tij pranonin se edhe pse ishte një zakon shumë acarues, i bëri ata që të krijonin produkte të jashtëzakonshme.
Steven Jobs gjithmonë kishte një ndjesi sikur rregullat normale të jetës nuk ndikonin tek ai.
Ai e inspiroi skuadrën e tij të ndryshonin kursin e teknologjisë me shumë pak burime krahasuar me atë që kishin IBM apo XEROX.
4. Kërko përsosmëri
Për çdo produkt që bëri Apple, Steven gjithmonë do gjente diçka për përmirësim.
Ndodhi edhe me filmin e animuar Toy Story.
Xhef Katzenberg (nga skuadra e Disney) i cili kishte të drejtat e filmit, i kërkoi skuadrës Pixar qe t’i bënte personazhet pak më të errët.
Steven Jobs dhe Xhon Laseter (drejtori i Pixar) e ndalen prodhimin dhe urdhëruan që ta bënin filmin më miqësor.
Po ashtu, ndodhi kur ata do hapnin dyqanin e parë “Apple”, Jobs nuk i pëlqeu pllakat, kështu kërkoi qe t’i hiqnin dhe t’i vinin përsëri.
5. Mos e dëgjo shumicën
Steven Jobs shpesh nuk bënte kërkim mbi tregun për të kuptuar se çfarë kërkonin konsumatorët.
Ai thoshte: “Klientët nuk e dinë se çfarë duan, derisa ne t’ua tregojmë”.
Kjo shkon me shprehjen e famshme nga Henri Ford: “Nëse do i kisha pyetur konsumatorët se çfarë kërkonin, ata do përgjigjeshin: ‘Një kalë më të shpejte'”.
Jobs kishte një ndjenjë empatie për klientët e tij dhe përdorte intuitën për të gjetur dëshira që akoma nuk ishin formuar.
6. Takohu ballë për ballë
Në epokën e teknologjisë, është shumë e thjeshtë të shmangesh takimin me njerëzit dhe të mendosh se idetë vijnë nga bota online.
Jobs kishte një besim të fortë se kreativiteti vjen nga takime apo biseda të rastësishme.
Kur ti flet me dikë, ti je në gjendje të eksplorosh ide të ndryshme, probleme dhe ndoshta mund edhe të gjesh zgjidhje.
7. Qëndro i uritur, qëndro budalla
Është një thënie e vendosur në faqen e fundit në revistën The Whole Earth Catalog të vitit 1974.
Qëndro i uritur do të thotë që asnjëherë të mos ndalosh kërkimin për njohuri. Sepse bota ndryshon dhe ti duhet teë jesh në gjendje të përshtatesh me ndryshimin.
Steven Jobs kishte bërë miliona dhe kishte firmosur emrin e tij në historinë e teknologjisë.
Por ai kishte një dëshirë që të djegë për të mos ndaluar, për të sfiduar veten që të shkonte më tutje.
Qëndro budalla do të thotë të marrësh vendime të mëdha edhe nëse janë në kontradikte me shoqërinë apo me industrinë.
8. Pasioni
Ti duhet të kesh pasion për atë që je duke bërë. Arsyeja është se nëse nuk ke pasion, atëherë do heqësh dorë kur do përballesh me vështirësitë. Nëse nuk e do, nëse nuk ndihesh i kënaqur, do heqësh dorë. Kjo është ajo që u ndodh shumicës së njerëzve. Ti duhet ta duash, duhet të kesh pasion.
Konkluzion: Që nga dita e parë, themeluesit e “Apple” e mbajtën vizionin e tyre të paprekur.
Steven Jobs jetonte me vizionin e tij dhe punësonte njerëz që e kuptonin atë.
Ai ishte një lider dinamik që ishte shumë para kohës ë tij./Gazeta Sinjali/