image 1 muaj paraburgim për taksistin në Prizren, dyshohet se kontrabandoi emigrantë - Sinjali

1 muaj paraburgim për taksistin në Prizren, dyshohet se kontrabandoi emigrantë

news image

Një shofer i kompanisë së taksive në Prizren ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, në lidhje me këtë Gjykata ka vendosur që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

I dyshuari punon si taksist në kompaninë “Radi Taxi OK” në Prizren.

Sinjali ka raportuar edhe më parë në lidhje me trafikimin e emigrantëve, ku dyshohet se ka qenë e përfshirë edhe një tjetër kompani e taksive.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin