image 1.15 mld € për Shqipërinë, Rama nuk përmbahet, zbulohet mesazhi që ua dërgoi kryebashkiakëve

Rajon

Donacioni/ 1.15 mld € për Shqipërinë, Rama nuk përmbahet, zbulohet mesazhi që ua dërgoi kryebashkiakëve

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ndodhet në qiellin e 7-të. Pas konferencës së donatorëve në Bruksel ku u mblodh një shumë e jashtëzakonshme për rindërtimin, kreu i qeverisë shqiptare po i ka marrë të gjitha meritat për vete.

Shenjat i dha që në konferencën për shtyp pas konferencës ku u shpreh me krenari “mos vini bast kur bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka”.

Sot ka dalë një mesazh që kryeministri ua ka nisur kryetarëve të bashkive të Shqipërisë.

“Mirë dynjaja po ju pse habiteni apo nuk më njihni? Shumë faleminderit dhe mos e harroni më i miri nuk jam, por më të mirë nuk keni ku gjeni” – u ka shkruar Rama të zgjedhurve socialistë në një prej grupeve të WhatsApp me të zgjedhur të PS-së.