Ministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka uruar një ditë të qetë për Kosovën sot më 14 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Një ditë e madhe për Kosovën! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për t’i treguar Evropës e botës maturi e mençuri!”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/