image ​Vrasja e Kujtim Veselit, sot shqyrtohet kërkesa e familjes për rritjen e dënimit

Drejtësi

​Vrasja e Kujtim Veselit, sot shqyrtohet kërkesa e familjes për rritjen e dënimit

news image

Sot, duke filluar nga ora 10:15 në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 tetor të vitit 2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.

Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet.

Sipas aktakuzës, Sefedin Osmani më 11 korrik 2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veseli të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij./Gazeta Sinjali/