image ​Trump refuzon t'i detyrojë amerikanët që të përdorin maska

Botë

​Trump refuzon t’i detyrojë amerikanët që të përdorin maska

news image

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se nuk do të japë urdhër që amerikanët të përdorin maskë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Deklarata e tij erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i kërkoi udhëheqësve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Sipas Faucit, “maska është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ne duhet ta mbajmë”.

Kujtojmë se, SHBA është vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19 me 3 milionë e 699 mijë e 307 raste të konfirmuara./Gazeta Sinjali/