image ​Trump dhe Erdogan bien dakord për mbrojtjen e civilëve në Idlib

Botë

Siguri/ ​Trump dhe Erdogan bien dakord për mbrojtjen e civilëve në Idlib

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisedë telefonike të zhvilluar sot, u pajtuan për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë.

Njoftimi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila bërë të ditur se biseda është zhvilluar një ditë pasi tetë njerëz u vranë në një sulm me raketa në krahinën e Idlibit.

“Udhëheqësit kanë rënë dakord që të ndodh ulja e tensioneve në Idlib dhe të mbrohen civilët”, thuhet në deklaratë. /Gazeta Sinjali/