image ​Thaçi: Duhet punuar çdo ditë që Kosova mos të jetë vend transit për trafikantët

Siguri

​Thaçi: Duhet punuar çdo ditë që Kosova mos të jetë vend transit për trafikantët

news image

Dy krerët e shtetit, presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti janë bërë bashkë për të shënuar Ditën Evropiane Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Që të dy theksuan se Kosova ka bërë progres në luftën ndaj trafikimit me njerëz, por që duhet të punojnë çdo ditë për të luftuar dhe parandaluar këtë dukuri negative.

Presidenti Thaçi tha se Kosova ka arritur të organizojë infrastrukturën ligjore për të luftuar trafikimin me njerëz.

“Si shtet i ri Kosova ka arritur të organizojë infrastrukturën ligjore, por duhet të punojmë çdo ditë për eliminimin e kësaj dukurie negative. Parandalimin që Kosova të bëhet vend transit për trafikantë”, tha ai.

E kryeministri Avdullah Hoti tha se parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë që drejton.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se viteve të fundit ka ulje të rasteve të trafikimit me njerëz në Kosovë.

Angazhim më të madh për të luftuar këtë dukuri negative globale kërkoi edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog./Gazeta Sinjali/