image ​Shikoni si 'fluturon' me veturë vozitësja e dehur

Botë

​Shikoni si ‘fluturon’ me veturë vozitësja e dehur

news image

Kamera e vëzhgimit ka kapur një aksident të pashembullt në të cilin një shofere e veturës BMW, nën ndikimin e alkoolit, kaloi nëpër një rreth-rrotullim në Kaliforni.

Marisela Ovalle, 27-vjeçare, duke vozitur me një shpejtësi 160 km në orë, goditi një rreth-rrotullim, duke fluturuar thjesht mbi të dhe u përplas disa metra më tej në rrugë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në këtë aksident të tmerrshëm, dhe dëshmitarët thonë se Marisela doli nga makina e shkatërruar pa asnjë gërvishtje.

Njëri nga personat që jetojnë në lagje përshkruan aksidentin si një shpërthim të madh.

“E gjithë lagjja doli në rrugë. Femra që shkaktoi aksidentin, thjesht doli nga vetura e shkatërruar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha Tish Herrera. /Gazeta Sinjali/