Një grup prej 50 psikologesh, 4 psikaterë, 2 epidemiolog dhe mjek, është nisur sot, e diel për në zonat e prekura nga kriza në Thumanë, Durrës dhe Tiranë.
Ekipi është nisur në orën 05:00 e mëngjesit nga Prishtina dhe në Durrës do të arrijnë në ora 09:00, tek Terminali (stacioni i autobusëve).
Në përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.
Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga Shoqata e Psikologeve të Kosovës në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare./ Gazeta Sinjali/