image ​Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë

Drejtësi

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim burrit me iniciale B.A, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj dy të miturave nën moshëm 14 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/