Sot janë zhvilluar edhe katër ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8 të finalës së Kupës së Kosovës, raporton Sporti në Sinjali.
Nga këto ndeshje janë kualifikuar për në fazën tjetër A&N, e cila e mposhti Flamurtarin me rezultat minimal 1 -0 dhe Feronikeli që po ashtu me rezultat minimal mposhti Arbërinë.
Befasia e ndeshjeve të ditës së sotme ishte Istogu që e ka eliminuar Gjilanin me rezultat 2-0, ndërsa Trepça 89 ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ferizajit për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare./Sporti në Sinjali/