image ​Mbi 770 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy dozat antiCOVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

​Mbi 770 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy dozat antiCOVID-19 në Kosovë

news image

770 mijë e 941 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, vetëm brenda një dite, në Kosovë janë administruar 3 mijë e 991 doza të vaksinës.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërkaq nga 9 dhjetori ka filluar vaksinimi me dozën përforcuese dhe dozën e tretë antiCOVID-19.

/GazetaSinjali/