image 328 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

328 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

328 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimeve tashmë të zakonshme.

Përgjatë 24 orëve të fundit ndërkaq, janë regjistruar 7 raste të reja e 1 viktimë, por numri i të shëruarve ka prekur shifrën 9.

Sa i përket vaksinimit, janë dhënë 3991 doza, duke e dërguar në 1 milion e 640 mijë e 380 numrin total të dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë.

/GazetaSinjali/