image ​Lufta ndaj COVID-19, Banka Botërore ndan grant 2 milionë euro për Kosovën

Financa

​Lufta ndaj COVID-19, Banka Botërore ndan grant 2 milionë euro për Kosovën

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe drejtoresha për Kosovën e Bankës Botërore, Linda van Gelder kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Grantit për projektin “Financimi i Emergjencës së Pandemisë”, në vlerë prej rreth 2 milionë euro.

Ky projekt ndihmon sistemin shëndetësor në Kosovë duke forcuar kapacitetet në zbulimin e COVID-19. Projekti përfshin blerjen e pajisjeve diagnostifikuese, pajisjeve laboratorike dhe pajisjeve tjera të nevojshme për gjurmim sa më të shpejtë të kontakteve.   

Ky projekt do të ndikojë po ashtu në forcimin e sistemit të mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe laboratorëve të shëndetit publik. Ky projekt dhe financim i kontribuon kredisë së nënshkruar dhe ratifikuar së fundmi me Bankën Botërore për “Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën” në vlerë prej 46 milionë euro. /Gazeta Sinjali​