Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme.
Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.
Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta bore në lartësi mbidetare mbi 800m.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Gazeta Sinjali/